Categories Lajme

“Duart lart”, po shikonin Gjermani-Francë, RENEA vë me shpatulla pas murit disa persona në Shkodër e Fier

RENEA dhe FNSH kanë shfrytëzuar pikërisht orarin e ndeshjes Gjermani-Francë, për të kryer kontrolle në disa lokale në qytetet e Shkodrës dhe Fierit në aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjeve k riminale të ndodhura në vend.

Të rinjtë të vënë në rresht me shpatulla pas murit, teksa kanë qenë duke parë ndeshjen në lokal.

Mësohet se aktualisht po zhvillohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Njoftimi i Policisë Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve k riminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë a rmë z jarri e lë ndë n arkotike. Në drejtim të forcave p olicore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME