Categories Showbiz

“Duhen 200 persona që t’i numërojnë paratë e mia”

Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e saj dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes. Emri i plotë të Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram. Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait. Në listën e Forbes, ai është nga të rinjtë më të pasur në botë, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë.

Dhe sipas një përshkrimi të një videoje, ai këto i ka “para me thasë” të cilat nuk i kursen. Kështu, siç thuhet më tej, ai ka një jaht privat në vlerë prej 400 milionë dollarësh që është i njohur si “Jahti i Dubait”. Ky jaht thuhet të ketë të gjitha gjërat e nevojshme, që madje as edhe disa hotele me pesë yje nuk i kanë dhe ka një kapacitet ku mund të qëndrojnë 48 njerëz. Por ky nuk është jahti i vetëm i tij.

Përveç jahteve, ai ka edhe shumë vetura superluksoze. Ai ka vetura në vlerë prej 1 milion dollarë, përfshirë edhe një LaFerrari.Veç kësaj, koleksioni i veturave të tij përfshin edhe një Mercedes G63 AMG, Mercedes AMG SLS, Lamborghini Veneno, Mc Laren P1, Buggati Veyron – dhe jo vetëm Ai gjithashtu ka një deve për të cilën thuhet se ka paguar 27 milionë dollarë. Megjithatë, edhe pse bën një jetë luksoze ku njihet edhe si një fans i sporteve aventureske, ai është i njohur edhe si bamirës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME