Categories Kulture

Çfarë i ndodhi këngëtares së famshme më 1993

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela, në 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet si “beniamine e Enver Hoxhës, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare. Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e goditi në errësirë artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua (nuk ka rëndësi emri i tij, që mund të gjendet ën kronikat e kohës), madje u bë edhe një gjy q formal, i cili e dënoi me tre muaj agresorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.

Shkaqet e vërteta të sulmit ndaj Vaçes nuk u morën vesh, por nuk ishte as për grabitje e as për hakmarrje. Ishin kohë të turbullta, kur manipulimi ideologjik i turmave dhe individëve ishte në kulmin e tij, por opinioni publik e dënoi këtë akt, madje edhe qëndrimin e drejtësisë, e cila e përcolli këtë sjellje karshi saj me dënimin prej tre muajsh për ata që ngritën dorë mbi këngëtaren shqiptare.

Për fat të keq, një rrugaçëri e tillë do të ushtrohej edhe ndaj disa artistëve të shquar të skenës e të ekranit shqiptar, ku në janar 1992 u godit aktori Agim Shuke, i cili ndërroi jetë në maj, pas tre muajsh e gjysmë në koma. Pas këtij akti vandal ndaj Vaçes, gjendja e saj shëndetësore e psikologjike u rëndua shumë. Duke përfituar nga një ftesë për një koncert në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve tanë atje, Vaçja iku përfundimisht në 1993, së bashku me vajzën, Irmën, dhe bashkëshortin, Pjetrin.

Ajo jetoi në Bazel, derisa mbylli sytë, më 6 shkurt 2014.Ndaj artistes së madhe Vaçe Zela janë bërë padrejtësi. Ajo nuk ishte as beniamine, as e preferuara e udhëheqjes por ishte një artiste e shquar, që gjithçka e kishte fituar me talentin dhe zërin e saj të artë. Ajo nuk përfitoi as më shumë e as më pak se kolegët e saj artistë.

Jetoi në atë varfërinë dhe thjeshtësinë e atij sistemi diktatorial dhe shpesh herë ishte viktimë e survejimit, përgjimit apo raporteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që kritikonin mënyrën e saj të të kënduarit në skenë, kitarën, këngët italiane, apo modën që bëhej model për të gjithë gratë e vajzat e reja shqiptare, një shembull i emancipimit (mjafton t’i hedhesh një sy fotove nëpër festivale dhe bindesh për këtë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME