Categories Sport

Duka, ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit Dorian Tahirllari

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi, Presidenti i Federatës tha se gjithë komuniteti i futbollit me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi, i cili ëndërronte të bëhej futbollist i njohur.

“Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian”, tha Duka. Futbollisti i Skënderbeut, Dorian Tahirllari ndërroi jetë sot në moshën 18-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME