Categories Lajme

Duma ruse pranon propozimin e Putin, kryeministri i ri Mishustin merr shumicën e votave

Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin.

Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan. Të mërkurën, Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeministër, pasi Dmitry Medvedevit dha dorëheqjen.

Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

“Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Gjatë fjalimit të së mërkurës drejtuar kombit, Putin foli për ndryshime kushtetuese që do t’i rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

Shumë vëzhgues dyshojnë se Putin po përpiqet të përgatisë terrenin për të vazhduar sundimin e tij në një kapacitet të ri.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar. Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME