Categories Lajme

Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët, arrest dy prej të kapurve

Janë dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuar 3 ditë më parë në Durrës, punonjës të dy agjencive turistike dhe të një laboratori, të akuzuar për falsifikim të tamponëve COVID për qytetarë që udhëtonin drejt BE. Bëhet me dije se janë lënë në burg Blerim Maloku, punonjës në laboratorin ‘Medical Care Lami” dhe Artiola Budani, punonjëse në agjencinë turistike ‘Kristal Travel’.

Ndërkohë gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Asllan Divën dhe Albiona Cukën, punonjës në labortaorin ‘Medical Care Lami”, si dhe për Violeta Begejan, punonjëse në një agjenci udhëtimi. Bëhet e ditur se në seancë ata nuk e kanë pranuar akuzën duke deklaruar se e kanë marrë mostrën për tamponim. Policia goditi më 7 shtator dy rate të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit.

Violeta Begeja, 65 vjeçe, Albiona Cuka, 24 vjeçe, Blerim Maloku, 25 vjeç, dhe Asllan Diva, 23 vjeç, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit. Ndërkohë u shpall në kërkim pronari i laboratorit, Lutfi Lami, 52 vjeç.Po ashtu edhe Artiola Budani dhe Ornela Sallaku, bashkëpunon sëbashku për të pajisur qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME