Categories Lajme

Durrës/ I vendoset eksploziv biznesit, policia identifikon autorin e dyshuar (detajet)

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës. “Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:10 te rruga “Shenjtorët”, kur në fasadën e dyqanit në pronësi të Sh.A. 58 vjeç ka shpërthyer lënda plasëse.

Autori i dyshuar është D.K, 31 vjec nga Burreli i cili ka pasur konflikt me pronarin e dyqanit. Tashmë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë, Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur  si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po  punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë  së kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME