Categories Lajme

Durrës, Kapen në flagrancë 2 shtetas

Durrës, Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arr estohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe ndalohet një tjetër i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 19 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. C. dhe Sh. M., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në Sukth, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 23 matës uji. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja M. K., 39 vjeçe, pronare në një pikë grumbullimi të hekurave ku u gjendën sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Sh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.10.2020 dyshohet se ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale N. K., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME