Categories Lajme

Durrës/ Lotari të palejuara në celulare

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi akuzohen se nëpërmjet aparateve të tyre celular organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara. Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë arrestuar një 47 dhe 24-vjeçar.  “Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

O.P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit: Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME