Categories Kulture

Durrës, piktori Arben Kristani sjell 80 tablo dhe 10 bocete në allçi

 Piktori Arben Kristani ka sjellë këto ditë në Durrës 80 tablo punuar në teknika të ndryshme, duke hapur kështu ekspozitën e tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar.

Tablotë me akuarele dallohen për thjeshtësinë e shprehjes, ndërsa në ato të punuara në vaj dhe në akrilik ndjehet shqetësimi i artistit për temat e mëdha.

Kjo është ekspozita e 10-të personale e autorit 50-vjeçar, i cili ka ekspozuar gjithashtu përkrah kolegëve vendas dhe të huaj në Indonezi, Itali, Sllovaki, Hong Kong dhe Vietnam.

“Kjo ekspozitë është një kërkim në teknika të ndryshme – tha autori Arben Kristani për ATSH-në, duke e konsideruar veten një udhëtar që rrugëtimin artistik në kërkim të parajsës artistike e dallon brenda këtij realiteti piktoresk.

Në veprat e Arben Kristanit paraqiten peizazhe të natyrës në diversitetin gjeografik dhe stinor, portrete, kompozime dhe natyra të qeta, si dhe një seri punimesh në allçi dhe gdhendje në dru.

Siç shprehet edhe vetë, gjatë procesit krijues artisti e ndjen veten edhe si një marrës i këngës labe, si një luftëtar arvanitas apo si lahutar që vargëzon eposin.

Ekspozita e hapur në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” ka tërhequr interesimin e artdashësve dhe kolegëve të piktorit Kristani. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit janar./k.s/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME