Categories Lajme

Durrës/ Spitalla, lagjja e re e së ardhmes urbane dhe ekonomike pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë, Durrës, aty ku do të lindë një lagje e re e të ardhmes, e ku Universiteti s’do jetë më një “çadër” e ngulur në shkretëtirë, po një pol arsimor i një zone urbane që do të strehojë familjet e prekura, do të ketë infrastrukturë moderne, shkollë, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, mjedise sportive dhe do të kufizohet me Parkun e Madh, i cili do të ngrihet mbi fushën e derisotme të plehrave. Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti inspektoi zonën që sipas saj, rezultoi më e përshtatshmja për zhvillimin e integruar multidimensional, nga të të gjitha propozimet e tjera për ngritjen e një lagjeje të pas tërmetit të 26 nëntorit.

Margariti tha se, “kjo zonë ka dy mundësi zhvillimi: e para, zona e Vaskave, ku është parashikuar ndërtimi edhe i një tregu për qytetin dhe pjesa tjetër e kësaj hapësire për zhvillimin e blloqeve të banimit, me shkolla dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme që kërkon një rezidencë me standarde bashkëkohore”. “Ne kemi menduar, – tha ajo, – që i gjithë studimi për zhvillimin e kësaj zone, duke filluar që nga pjesa fundore e qytetit të Durrësit, e deri tek Eco Parku i Madh, të përfshijë një projekt të mirëfilltë urbanistik, i cili tashmë ka nisur”.

Kryeministri Rama, u interesua për të marrë detaje më të hollësishme për zhvillimin e Zonës Ekonomike e përcaktuar në projekt si zonën për zhvillimin e integruar të parkut energjetiko-industrial në Porto Romano dhe kërkoi që të bëhet një studim i plotë në dimensionet e një masterplani për të gjithë zonën, me qëllim siç u shpreh Rama “që të kemi një gravitet urban të integruar me zhvillimin e zonës ekonomike”. Projekti do të krijojë lidhje të integruar me universitetin, rezidencën e re të banimit dhe zonën ekonomike. Pra, do të ketë një linjë e gjatë me disa pole zhvillimi. Gjatë këtij inspektimi, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të linjës, Kryeministri kërkoi që të ecet shpejt me procesin e shtëpive me qira për të prekurit nga tërmeti. “Deri tani janë 4100 familje të siguruara me bonusin e qirasë, ndërsa procesi po vijon me intensitet të aplikimeve dhe verifikimit”, shpjegoi përfaqësuesi i pushtetit vendor.

Kryeministri theksoi rëndësinë e nevojës për shpejtësi të këtij procesi dhe tërhoqi vëmendjen për verifikim korrekt dhe pasjen kujdes ndaj abuzuesve. Kryeministri u interesua gjithashtu edhe për ecurinë e procesit të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai tha se “standardi i muraturës në projektet e miratuara është shumë i rëndësishëm të respektohet. Problemi është që ata nëse te strukturat e kanë respektuar këtë standard tek muratura kanë lëvizur. Ndaj do të vendosim edhe supervizorë për muraturat me standarde, me qëllim që të sistemojmë banorët nëpër shtëpitë e tyre”. /e.xh/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME