Categories Lajme

Tërmeti dëmtoi dy kullat nga 60 metra, drejtori i Azotikut Fier: të vijnë ekspertët

Dy kullat e ish-repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme. Një kullë është spostuar 10 deri në 12 gradë ndërsa tjetra 7 deri në 8 gradë. Kullat kanë një lartësi prej 60 metrash dhe janë ndërtuar në vitet 70-80. I pyetur nga Report TV Drejtori i Azotikut Adnand Çupa thotë se kullat mund të shemben ndaj kërkon vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre nga ekspertët.

“Mbas tërmetit të 26 nënëtorit, që fatmirësisht e kurseu qarkun e Fierit, përfitoj nga rasti që në ish-uzinën e plerave të ish-Azotikut në Fier.Ky tërmet nuk ka kaluar pa pasoja. Kulla ka pësuar një devijancë më të madhe pas tërmetit. Ajo që na shqetëson është që në një tërmet tjetër mund të ndodhemi pranë një tragjedie. Kërkoj që grupet e ekspertëve të verifikojnë, të bëjnë dhe prova laboratorike”, tha drejtori i Aziotikut Fier Adnand Çupa. Shembja e kullave mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë pasi në këtë zonë periferike jetojnë familje rome dhe pranë kullave qarkullojnë makina të shumta. Në këtë zonë janë edhe 8 kulla të ftohjes që janë tejet të amortizuara të ndërtuara rreth 50 vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME