Categories Lajme

Tërmeti i la pa shtëpi, por s’i le rehat as njeriu, banorët në Dukagjin ruajnë bagëtitë (Video)

Dy pallate në fshatin Dukagjin i ri në njësinë administrative të Thumanës kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti I 26 nëntorit dhe u shpallën të pabanueshme nga grupi i ekspertëve. Pasi iu vendos shiriti i kuq banorët u detyruan të largoheshin nga apartamentet e tyre. Banorët ankohen pasi që prej asaj ditë ata nuk janë pajisur me çadra dhe iu është dashur të strehohen te të afërmit, në kasollet e bagëtive ose në makina. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë as ushqime e veshmbathje.

“Ne kërkojmë çadra, nuk duam çadra verore por dimërore, po flemë te kasolla e lopëve, kemi dhe fëmijët jashtë. S’na ka ardhur asnjë. Asnjë ndihmë se kemi marrë. Për dy javë nuk banojmë në pallat, jemi me fëmijë jashtë”, thanë banorët. Banorët thonë se krahas problemit që s’kanë ku të shkojnë detyrohen të bëjnë roje sepse hajdutët kanë filluar ti vjedhin bagëtitë dhe orenditë shtëpiake.

“Rrimë natën duke te bagëtitë nga hajdutët, s’na kanë lënë gjë pa vjedh edhe çisternat na i kanë vjedh”, tha një banor. Një problem tjetër është se edhe pse pallatet janë shpallur të pabanueshëm ka ende fëmijë të cilët futen në këto godina, ndërkohë në këto dy pallate nuk është ndërprerë as energjia elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME