Categories Showbiz

Hollywood kthehet pas në kohë…del në ankand pelerina e Supermenit

Pelerina e parë e Supermenit dhe llulla e Bilbo Bagins, do të dalin në ankand javën e ardhshme dhe pritet të mbledhin 100 deri në 200 mijë dollarë. Objektet senike nga Supermani i Kristofer Reeve dhe trilogjia e Zotit të Unazave, do të dalin në shitje të hënën, bashkë me rreth 400 tituj të tjerë nga kinemaja në shtëpinë e “Ankandece Julien’s” në Los Angeles.

“Është diçka shumë e rrallë që i ka mbijetuar filmit të parë Supermen, të 1978. Është një film shumë i dashur për të gjithë. Kristofer Reeve ishte i mrekullueshëm, nuk ka patur asnjë Supermen tjetër si ai. Pelerina mund të kapë një vlerë deri në gjysmë milioni dollarë”, është shprehur drejtuesi i ankandit. Në anën tjetër, llulla e Bilbo Bagins, e shoqëronte Ian Holmin në “The Fellowship of the Ring” dhe sipas shtëpisë së ankandeve, është i vetmi objekt nga filmi në duart e koleksionistëve. Bilbo e përdorte llullën për të nxjerrë tym në formë unazash.

Veç tyre në ankand do të jetë edhe koleksioni më i rëndësishëm i “Star Trek”, sipas organizatorëve që përfshin një xhaketë të veshur nga Kapiteni Kirk që mund të kapë vlerën e 100 mijë dollarëve. Ndërkohë që të interesuarit mund të gjejnë në ankand edhe kujtime nga filma klasikë si Gone ëith the Wind, apo nga Jurassic park dhe Forrest Gump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME