Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme sa i përket situatës së krijuar nga plehrat. Në mbledhje është miratuar shpallja e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.
Mbyllja e sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik falë një investimi prej 15 milionë eurosh, e ka lënë bashkinë e Durrësit pa një alternativë të vlefshme për depozitimin e plehrave.
