Categories Lajme

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 4shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. K., banues në Borsh, pasi u konstatua duke kryer ndërtim në një banesë një katshe, pa leje nga autoritetet kompentente. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. C., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -Y. Ç., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; -A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME