Categories Lajme

“Call centerat’ në Tiranë zhvatën qytetarët në Europë, policia gjermane “zbarkon” në Shqipëri

13 kompani “call center”-ash në Shqipëri janë duke u hetuar nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga qytetarë të ndryshëm të Bashkimit Europian. Hetimi nisi nga kërkesa e autoriteteve gjermane pas ankesës së një gruaje, të cilës një “call center” në Tiranë i kishte marrë 9700 euro duke i premtuar se do të investonte në Bitcoin.

I pari që e denoncoi publikisht atë që po ndodhte me call center-at, ishte gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë. Në kohën që SPAK vazhdon hetimet një pjesë e këtyre kompanive të call center-ave u vendosën në lëvizje duke nisur boshatisjen e ambienteve.

Gazetari Artan Hoxha ka ripostuar në faqen e tij në Facebook një foto me një makinë gjermane duke paralajmëruar se janë vërdallë duke nënkuptuar hetimet për dosjen e call center-ave. “Gjermanet, gjermanet, jane verdalle. Me duket se po na numërojnë” shkruan Hoxha.

Autoritetet në Shqipëri janë duke verifikuar adresat e këtyre call- center-ave përmes IP së internetit por sipas statusit të Artan Hoxhës grupit të hetimit duket se i janë bashkuar edhe gjermanët duke paralajmëruar zhvillime të reja në vazhdim./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë…

LEXO ME SHUME