Categories Lajme

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasve: R. P., 22 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” dhe B. Z.,18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; P. M.,23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Posedimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu (çifte).

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, Kanosja” dhe “Prerja e drurëve dekorative dhe frutorë”, shtetasi A. D.,53 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi ka shkatërruar portën rrethuese të parcelës dhe ka prerë ullinjtë e shtetases E. Gj.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. R., 23 vjeç, banues në Konispol, Sarandë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME