Categories Lajme

Dy binjakë gjenden të pajetë në një pyll në Angli, ja çfarë dyshon policia

Dy vëllezër binjakë janë gjetur të vdekur në një zonë të izoluar larg fermës së tyre, në zonën rurale të Kentit në Britani të Madhe. Trupat e Billy dhe Joe Smith, 32-vjeç u gjetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës, nën një pemë në pyll.

Sipas mediave britanike, familjarët e tyre ishin shfaqur edhe më parë të shqetësuar në lidhje me vëllezërit.

“Është e tmerrshme… dhe vetëm pak kohë pas Krishtlindjeve. Ndihem tmerrësisht keq për të afërmit e tyre. Dëgjova policinë që shkoi në atë zonë më herët sot dhe vunë shiritat për të mos kaluar”, tha një banor i zonës tha për “The Sun”.

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se: “Policia e Kent u lajmërua në orën 11:34 paradite, pasi trupat ishin zbuluar në zonën e Sevenoaks. Hetimet për shkaqet e vdekjes po vijojnë por për momentin ato nuk po trajtohen si të dyshimta. Të afërmit e tyre janë të informuar dhe do të mbahen në dijeni për çdo gjë. Hetimi për vdekjen e tyre ka gjasë të nisë në Vitin e Ri”. Pista kryesore deri më tani mbetet ajo e një vetëvrasjeje të përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME