Categories Lajme

Dy fëmijët e mitur mbeten të vetëm në Siri, daja i përlotur: Kemi 7 vjet duam t’i përqafojmë

Xhetan Ndregjoni është daja i Evës 14 vjeçe dhe Endrit 12 vjeç të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri. Ata u larguan me të atin Shkëlzen Domani i cili gënjeu të shoqen, mori autorizimin e saj dhe bashkë me fëmijët iu bashkua luftës së shtetit islamik.

Dumani vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik, ndërsa atje kishte mbërritur e ëma e tij, Mentije Dumani për ta bindur që të kthehej. Por më kot, djali i vdiq dhe vetëm 5 ditë më parë ka ndërruar jetë edhe 73 vjeçarja. Trupi i saj ndodhet në Siri, ndërsa Xhetan Ndregjoni thotë për Fax News, për gazetarin Fatjon Gjinaj, se makthi i familjes ështe shtuar pasi fëmijët janë më të rrezikuar se kurrë. Ai tha gjatë intervistës se të të miturit janë në rrezik për jetën teksa tregon neglizhencën e shtetit shqiptar.

Ai tha se prej 6 vitesh na thuhet se po punohet dhe asgjë nuk është bërë. Ndregjoni kërkon sensibilizim shoqëror dhe mediatik për rikthimin e fëmijëve në atdhe teksa mes lotësh tregon se nuk i ka mbetur asnjë rrugë për të provuar tjetër. “Nuk kemi lënë njeri pa telefonuar, deri te këshilltari i kryeministrit për antiterrorin, nuk kemi lënë njeri, i kemi shkruajtur kryeministrit, na ka thënë po merremi, po merremi, dhe asgjë nuk është bërë.

Ata fëmijë mund të jenë subjekt i çdo gjëje të keqe. Ata fëmijë i ka rrëmbyer babai i vetë, gënjeu motrën time dhe shkoi drejt Sirisë. Mentija shkoi me shpresën se do ta bindte djalin që të kthehej. Pas vdekjes së Mentijes kam komunikuar vetëm një ditë me fëmijët, vajza më lajmëroi për vdekjen e gjyshërve. Më kanë thënë se kthimi i fëmijëve mund të bëhet vetëm përmes shtetit shqiptar, nuk na jepen dot ne si familjarë, nuk mund të bëjmë asgjë.

Sa ishte Mentija gjallë kishim një llojë shprese, tashmë thirrja jonë është vetëm prej shtetit, koha nuk pret më, nuk kam fjalë tjetër. Ata fëmijë tani mund të jenë objekt i çdo të keqe, nuk dimë se çfarë ndodh me ta”, u shpreh daja i dy fëmijëve Dumani. Daja i fëmijëve të Shkëlzen Dumanit, i cili ka humbur jetën në Siri u përlot teksa rrëfente se sa shumë i mungojnë dy nipat dhe akoma më shumë motrës së tij dy fëmijët e mitur të cilët nuk i ka parë prej 7 vitesh.

“Baballarët e tyer janë në burg. Pjesa dërrmuese janë vrarë. Organizata ndërkombëtare nuk poi trajtojnë. Mos pyet si po e përballon, nuk e di si e gjen dita e nesërme. Kam plot 7 vjet që po shpreson për to dhe nuk arrij dot që ‘tju jap një përqafim. U bëj thirrje të gjithë organizamve ndërkombëtare që ti rikthejnë.

Ka ikur kur ka qenë në plasë të 7-të. Çdo komunikim me to ëshët thirrje se çfarë po bën shteti me ne. dhe na thonë o daja na thuaj a nuk po merret shteti me ne dhe unë nuk di çfarë që t’ju them. Jam gati të kontribuoj me çfarë më kërkohet. Në çdo derë ku kemi kontaktuar e vetmja rrugë është mënyra institucionale dhe çdo instuicion ka shprehur gatishmëri, por nuk kemi parë asgjë.”- tha Dumani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME