Categories Lajme

Dy fjalë për Mariglenin, efektivin që u nda nga jeta vetëm 27 vjeç, dhe një mesazh për të gjithë ne

Një status i ndjerë kthen vëmendjen tek efektivët e policisë, të cilët janë njerëz si unë e si ti, si të gjithë ne.

Cdo ditë luftojnë për të shpëtuar jetë njerëzish, u duhet të jenë në gadishmëri dhe në shërbim mes pluhuritë, , erës, borës, ngricës, shiut e diellit. Por u duhet të luftojnë dhe për jetën e tyre. Dhe Marigleni, 27 vjeçar nuk ia doli të fitonte betejën e fundit.

Zëdhënësi i policisë, Genti Mullai poston një status të ndjerë për ti dhënë lamtumirën mikut të tij por dhe një mesazh për të gjithë shoqërinë: Meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Postimi  Mariglen Mestani, u prehsh në paqe! 12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën. Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME