Categories Sport

Dy humbje në dy ndeshjet e fundit, Flamurtari luan një tjetër përballje

Dy humbje në dy ndeshjet e fundit, Flamurtari luan një tjetër përballje të vështirë,kur të dielën luan në transfertë përballë Partizanit. Traineri i Flamurtarit Dritan Sadedini në konferemcën për shtyp këtë të shtunë,ka pranuar se kalendari dhuron një tjetër përballje delikate,ndërsa sipas tij,pavarsisht emrit të Partizanit,vlonjatët do të kërkojnë rezultat. Sadedini është ndalur në faktin se ndeshjet për cdo tre ditë kanë krijuar jo pak shqetësim,lidhur kjo edhe me faktin se përgatitjet nisën me vonesë,por ky nuk është justifikim,ndërsa do të ketë ndryshime në formacion,referuar edhe afrimeve të fundit në merkato dhe kush nga lojtarët e ardhur do të jetë gati .Sipas Sadedinit,pas Partizanit,është një pauzë rreth dy javore ,cka mendohet se do të jetë pozitive për Flamurtarin,me qëllimin që skuadra të arrijë aty ku duhet. Në konferencë ëshë kosovari Bajram Nebihi,i futur si zëvëndues në dy ndeshjet e fundit,por që ka treguar nivel mjaft të mirë dhe pritet ta nisë titullar ndaj Partizanit. Sipas sumuesit ,Flamurtari do të shkojë aty ku duhet,ndërsa edhe një pikë vlen ndaj Partizanit,teksa në dy ndeshjet e para Flamurtari  meritonte dicka më shumë,referuar edhe humbjes në minutat e fundit në Korcë. Gjithsesi shpejt Flamurtari sipas tij do të arrijë aty ku duhet. Për vlonjatët rikthehet Valto Zeqaj në qendër të mbrojtjes,ndërsa Flamurtari pritet të ketë një tjetër rreshtim në skuadër,me qëllimin për të marrë rezultat ndaj Partizanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME