Categories Lajme

Dy kandidatë në garë, KLP zgjedh Drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës (EMRI)

Aurel Zera është drejtuesi i ri i Prokurorisë së Vlorës i zgjedhur me 218 pikë nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Përballë tij në garë ishte edhe prokurori Albert Kuliçi i cili së bashku me Zerën i kishte kaluar verifikimet për pasurinë dhe pastërtinë e imazhit.

Njoftimi i plotë i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, më 03.02.2022, seancën dëgjimore për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Duke respektuar të gjithë detyrimin ligjor, dy (2) kandidatët e kualifikuar në këtë faze, ishin z. Albert Kuliçi dhe z. Aurel Zarka, të cilët kishin kaluar me sukses verifikimin e pasurisë dhe figurës.

Kandidimi i tyre dhe vlerësimi për secilin kriter të posaçëm, u miratua gjatë mbledhjes së datës 24.01.2022, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës. Kandidatët paraqitën platformën e tyre përpara Këshillit dhe në përfundim të secilit prezantim, ata iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga anëtarët e tij.

Në përfundim të prezantimeve respektive, Këshilli u tërhoq për të vazhduar më tej me procesin e pikëzimit dhe të votimit, për të miratuar më pas vendimin për renditjen e kandidatëve. Pas vlerësimit të 2 (dy) kandidatëve-prokurorë, Këshilli vendosi renditjen e kandidatëve, si vijon:

z. Aurel Zarka ( 218 pikë )
z. Albert Kuliçi ( 178 pikë )

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME