Categories Politike

Dy ministra të Ramës vihen në vëzhgim

Ndërsa të gjithë i kanë sytë tek përplasja e fortë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve në qeveri, duket se jashtë vëmendjes kanë mbetur ministrat e vjetër që janë gati t’u lënë detyrën zëvendësuesve të rinj.

Por burimet bënë të ditur për Vizion Plus se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

Fokusi është tek Ministria e Ffinancave, por edhe në ministri të tjera që administrojnë shuma të mëdha parash për investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit në zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullarëve me grupe të caktuara interesi.

Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në të kaluaren nga ministrat për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca në vlera të mëdha financiare.

Po ashtu një pjesë e këtij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me Unazën e Re dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara./vizionplus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME