Categories Lajme

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës me covid

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rezultuar negativ në dy testime që ka kryer për Covid 19.Ndreu është shprehur se e ka bërë dy herë tamponin, i cili i ka dalë negativ, ndërkohë që disa ditë më parë kanë dalë pozitiv dy nënkryetarët e Bashkisë që ai drejton. Më tej Ndreu është ndalur dhe në një postim në Facebook, po për këtë çështje, duke thënë se në rast se do të jetë e nevojshme bërja e një tamponi të tretë, ai do ta tregojë rezultatin.

“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone!”, shkruan Ndreu në postimin e tij. Gjatë ditës së sotme, Covid 19 duket se ka gjetur përhapje të gjerë në Kuvendin e Shqipërisë, ku kanë dalë pozitiv tre deputetë, Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Po ashtu i prekur nga Covid ka rezultuar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjendja e të cilit paraqitet e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME