Categories Lajme

Dy personat që shkonin në banesën e familjes Josifi, në verifikim

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kombinat ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë informuar policinë mbi personat që takoheshin me tre gratë e familjes Josifi vitet e fundit. Sipas dëshmive të tyre Zhaneta dhe Anisa janë parë në zona të ndryshme të Tiranës duke shpërndarë broshura të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Një ndër materialet që grupi hetimor ka në cilësinë e provës është edhe një fotografi ku e ndjera Anisa Josifi shfaqet në shoqërinë e gjashtë personave, ende të paidentifikuar, por që dyshohen si të huaj dhe të përfshirë në sekte fetare. Jo pak mister janë për policinë dhe prokurorinë dy persona, një burrë dhe një grua të cilët vizitonin familjen Josifi. Sipas dëshmitarëve, këta të dy kanë qenë të vetmit persona që kanë vizituar gratë në banesë muajt e fundit.

Paraprakisht, hetuesit kanë dyshimet se burri dhe gruaja janë pjesë e një prej sekteve fetare që frekuentonte familja Josifi. Në sajë të hetimeve paraprake, grupi hetimor shprehet se ka dyshime të forta që vajzat të kenë pasur kontakte me një grua të një tjetër sekti fetar pas shkëputjes nga “Dëshmitarët e Jehovait” dhe nga “Kisha Ungjillore”.

Kjo gjë, sqaruan burimet pritet të zbardhet nga dëshmia më e plotë që oficerët do t’i marrin sërish Blerta Josifit, menjëherë sapo gjendja e saj mendore e shëndetësore të jetë më e qëndrueshme. Në banesën e tre grave të familjes Josifi, policia gjeti dy bibla, si dhe një fletore e disa copa letrash me mbishkrime dore në të cilët ishin shkruar thënie të marra prej Biblës dhe broshurave të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME