Categories Politike

Dy qëndrimet e Bushatit/ Sot fajin e kërkon tek partia…por ja mbrojtja që i bënte Valdrin Pjetrit dhe Doshit

Deputeti socialist Ditmir Bushati mbrëmjen e djeshme shkaktoi debat të fortë në mbledhjen eKryesisë socialiste, pasi kërkoi që rasti i Valdrin Pjetrit të mos mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale, por të mbajë edhe PS-ja duke kërkuar falje. Por cfarë mendonte Ditmir Bushati për Valdrin Pjetrin kur Kryesia e PS-së vendosi emrat për 61 kandidatët për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit? Shqiptarja.com mëson se gjatë mbledhjes së Kryesisë socialiste, Bushati si koordinator i qarkut të Shkodrës ka folur mjaft mirë për Pjetrin kur është pyetur nga kryeministri Edi Rama. Në momentin që Edi Rama i kërkoi opinion Bushatit për kandidaturat e qarkut që mbulonte, ai për Valdrin Pjetrin u shpreh “Edhe nëse me origjinë është nga Malësia e Madhe, familja e tij ka ardhur në Shkodër në vitet ’60. Është shkodran i vërtetë dhe një super kandidat, djalë punëtor” tha ish-ministri i Jashtëm.

Ditmir Bushati edhe në prezantimin e Pjetrit para qytetarëve shkodranë foli me konsideratë të lartë dhe vlerësim maksimal për ish-prefektin që kandidoi për kryebashkiak dhe fitoi, por që më pas u dorëhoq. “Është kjo arsyeja përse ne prezantojmë një djalë të Shkodrës, një djalë të shkolluar të Shkodrës, një djalë i cili edhe kur ka qenë me studime në Itali, edhe kur ka ushtruar detyra të rëndësishme në administrimin publik nuk e ka humbur asnjëherë lidhjen me Shkodrën. Ai është Valdrin Pjetri. Ne jemi të bindur që me Valdrin Pjetrin, shërbëtorin numër 1 të këtij qyteti, ne do të kemi mundësinë të hapim një kapitull të ri për Shkodrën që duam, për Shkodrën e Shekullit 21… Ndaj sot dua t’u kërkoj që me brohoritje të mbështesim Valdrinin” shprehej Bushati në datë 20 Qershor, një nga fjalimet e tij për Valdrin Pjetrin në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Por fjalët e mira, superlativat dhe opinioni pozitiv që dha kur u pyet nga kryeministri Rama u harruan pasi Pjetri u dorëhoq për shkak të mashtrimit për dënimin në Itali. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, Bushati kërkoi që kjo histori të mos mbyllet vetëm me përgjegjësinë individuale të Pjetrit pas zbulimit të mashtrimit, por të mbajë edhe partia Socialiste, ndërkohë që ai vetë si kordinator politik i qarkut të Shkodrës kur u pyet dha vlerësim maksiamal për Pjetrin gjatë seleksionimit të kandidaturave. “Natyrisht kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje, me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë dhe për komunitete të caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike” tha Bushati mbrëmjen e djeshme.

Me të njëjtën mënyrë, Bushati veproi edhe në rastin e Tom Doshit, deputet i zgjedhur në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 2017 nga lista e PSD-së, aleate e PS-së. Gjatë fushatës kur kërkonte votën për Mark Babanin në bashkinë e Vaut të Dejës, Bushati e vlerësonte partinë e Doshit si vizionare. “Unë jam i bindur që për Markun do të jetë disa herë më e lehtë. Do të jetë disa herë më e lehtë, sepse Marku do të ketë mbështetjen e pakushtëzuar të Kryeministrit Rama për të bërë realitet projektet dhe vizionet që ka Marku, Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, koalicioni ynë i gjerë, në mënyrë që edhe këtu në Vaun e Dejës të hapet një kapitull i ri” shprehej ai.

Ndërkohë që tashmë që nuk është më drejtues politik i këtij qarku, ish-ministri i Jashtëm ka ndryshuar edhe mendim. “Unë besoj fuqimisht që PS është partia e intelektit e progresit, e komuniteteve dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve” tha ai duke mos përmendur emrin, por referenca ishte për Tom Doshin.

Shqiptarja. com zbardhi debatin e plotë me dyer të mbyllura mbrëmë në Kryesinë e PS-së mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit. Ish-i deleguari i PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati foli për rikthimin e personave me të kaluar të dyshimtë në PS. Bushati ka përmendur sintagmën “çunat problematikë’, duke ironizuar dhe referuar kështu Damian Gjiknurin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME