Categories Lajme

Dyndje fëmijësh në pediatrinë e Korçës, mjeku: Kujdes, po qarkullon një virus shumë ngjitës

Stina e vjeshtës është dhe periudhë që ka shfaqur  një numër të madh viroz sidomos tek fëmijët.

Në pediatrinë e Korçës janë paraqitur një numër i lartë fëmijësh të prekur me një lloj të veçantë virusi që është shumë ngjitës.  Sipas shefit të pavionit të pediatrisë në spitalin e Korçës, Robert Rado, virusi njihet me emrin koksaki-virus dhe është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve.

Ndërkohë në lidhje me përhapjen e Covid tek fëmijët ai është shprehur se nuk kanë pasur shumë raste te fëmijët.

“Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopësht pasi kjo kalo nga një në një fëmijë. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera. Rastet nga Covid kanë qenë të pakta deri në 50 raste”, është shprehur mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME