Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi 3 vjeçarin, ndiqet penalisht edukatorja

Një edukatore është kallëzuar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës, janë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.

Policia gjithashtu njoftoi se ka proceduar penalisht disa persona për çështjes të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular, një shtetaseje, në një lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. G., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Theodor A. Ippen”, është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. D., 52 vjeç, për motive të dobëta;

– A. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka kërkuar shërbim taksie nga shtetasi E. Ç., të cilit i ka marrë borxh dhe një shumë parash, dhe pas marrjes së shërbimit, nuk ka kryer pagesën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– E. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

– R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar dhe kanosur 2 punonjës policie, për shkak të detyrës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin G. E., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi G. E., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME