Categories Lajme

Zvicër, burri del i zhveshur në rrugë dhe sulmon për vdekje një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër ku një grua e cila po vraponte në një park u vra nga një burrë që kishte dalë lakuriq në rrugë. Siç raportohet si i dyshuar për vrasjen e gruas është arrestuar një 19-vjeçar.

“Të martën në mbrëmje, një grua u sulmua nga një burrë në Mannendorf, në liqenin e Cyrihut, rreth 20 kilometra në juglindje të qytetit më të madh të Zvicrës. Pak para orës 20.00, kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park i cili bërtiste dhe sulmonte persona të tjerë.  Shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën shumë shpejt në vendngjarje, gjetën të shtrirë në tokë një grua të plagosur rëndë. Ndonëse iu dha ndihma e parë, gruaja iu nënshtrua plagëve të rënda,” thuhet në deklaratë e policisë.

I dyshuari është një 19-vjeçar zviceran i cili ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar. Pas marrjes në pyetje nga policia, i riu do të dalë në prokurori për akuzën e kryerjes së një krimi të dhunshëm. Identiteti i viktimës është objekt hetimi, si dhe rrethanat e sulmit, sqaron policia, e cila kërkon gjithashtu të dijë nëse sulmuesi dhe viktima kanë njohur njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME