Categories Lajme

Dyshohet se dhunon nxënësit, nisin hetimet për mësuesin në Bilisht

Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për mësuesin Alban Fetolli në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë tek nxënësit.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.

Ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

Njoftim policie, Nis hetimi disiplinor për mësuesin e gjuhës angleze në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë. Në komunikim telefonik me drejtoren e DAR, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME