Categories Lajme

Mediat në Kosovë publikojnë FOTOT: Provokatorë rusë në rrugët e Veriut, synojnë të krijojnë destabilitet

Mediat në Kosovë kanë publikuar foto e disa personave të panjohur që janë shfaqur ditët e fundit në Veri të vendit. Ata janë të veshur me rroba taktike dhe sipas agjencive të inteligjencës, janë shtetas rusë që do përpiqen të shkaktojnë incidente.

Siç shihet në foto, personi në njërin krah të tij mban të vendosur flamurin rus, ndërsa në tjetrin simbolin e një shqiponje që po ashtu është shenjë identifikuese ruse. Pamja menjëherë ka vënë në lëvizje agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Burime të sigurta brenda organeve të sigurisë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës.

Në verifikimin që kanë bërë këto organe të sigurisë ka rezultuar se këta persona kanë ardhur së fundi në territorin e Republikës së Kosovës. Por, nga është prejardhja e tyre? Këto burime të sigurta brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije se disa nga këta persona kanë prejardhje ruse dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300.

Pos atyre me prejardhje nga Rusia një numër goxha i madh i këtyre personave disa prej të cilëve edhe janë fotografuar dhe identifikuar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës, vijnë edhe nga Republika Serbe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME