Categories Lajme

Njoftimi i rëndësishëm i Raiffeisen Bank: Kujdes nga emailet që po ju vijnë

Të dashur klientë,

Duam t’ju njoftojmë se ditën e sotme Raiffeisen Bank NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!” nga adresa [email protected] në lidhje me mbylljen e shërbimit.

Ju lutem të mos merrni në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjithë komunikimet me e-mail të bankës dergohen vetëm nga adresat: @raiffeisen.al.

Kujdes!

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj edhe njëherë disa nga principet e përdorimit të sigurt të internetit.

Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen ON nëpërmjet linqeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motorëve të kërkimit.

Asnjëherë mos aksesoni asnjë faqe që kërkon ti jepni të dhëna personale apo konfidenciale apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare.

Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në browser.

Banka NUK ju kërkon asnjëherë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetje sigurie me e-mail. Kujdes nga mesazhe të tilla.

Mos hapni mesazhe e-mail/sms/WhatsApp/ apo kanale të tjera komunikimi, pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë. Mos hapni asnjë file që mund te jetë bashkëngjitur dhe mos klikoni linqet që janë në mesazh.

Banka tashmë ka bllokuar faqen e dëmshme dhe sërish ju këshillojmë të ndiqni rregullat e përdorimit të sigurt të internetit.

Raiffeisen Bank garanton klientët e saj se gjithmonë merr masa që siguria dhe të dhënat tuaja të jenë mbrojtura maksimalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME