Categories Lajme

Dyshohet se është vrasës me pagesë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e Policisë greke, pasi dyshohet se u pagua për vrasjen e një 27-vjeçari, e cila nuk u realizua.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, atentat iu bë një 27-vjeçari nga Algjeria, i cili u qëllua 14 herë nga një automjet në të cilin ndodheshin 3 persona.

Fatmirësisht plumbat nuk e kapën të riun, ndërkohë që personat që ndodheshin në makinë, kanë zbritur, e kanë dhunuar barbarisht atë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, pra shtetasin shqiptar.

Shqiptari dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë 27-vjeçarin, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e Policisë greke për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME