Categories Lajme

Dyshohet se i vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje, vihet në pranga 30-vjeçari në Kavajë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri në Golem një qytetareje.

Vetëm pak minuta pas marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, blutë kanë identifikuar autorin, dhe kanë kryer arrestimin e tij në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”.

I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grab”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– G. M., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, mesditën e sotme, në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME