Categories Lajme

Dyshohet se janë vjedhur në Itali, bllokohen tre automjete në Portin e Durrësit, pranga 53-vjeçarit me banim në Zvicër

Zbulohen 3 automjete të vjedhura në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga ra një 53-vjeçar, banues në Zvicër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. R., i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Automjetet dyshohet se janë vjedhur në Itali.

NJOFTIMI I POLICISE, Krahas masave të shtuara për menaxhimin e fluksit të levizjes gjatë sezonit veror, vijojnë kontrollet e pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

U konstatuan me automjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Bllokohen 3 automjetet e dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të zbatimit të masave të shtuara në kuadër të sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME