Categories Lajme

Dyshohet se kërcënuan familjarisht 34-vjeçarin në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi dyshohen se kanë kërcënuar një 34-vjeçar dhe familjen e tij, duke iu kërkuar shuma të mëdha parash.

Të arrestuarit sipas bluve, janë shtetasit M. L., 23 vjeç dhe B. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, të akuzuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij.

Dy të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Credit”.

Kanosën një shtetas dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash, vihen në pranga 2 shtetas.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas organizonin edhe lotari të palejuara, me anë të 2 aparateve celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për 2 persona që e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë veprimeve profesionale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Credit”, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. L., 23 vjeç dhe B. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME