Categories Lajme

Dyshohet se kryen 9 vjedhje të bizneseve dhe qytetarëve, arrestohen 26-vjeçari dhe dy të miturit (VIDEO)

Nëntë vjedhje të ndodhura gjatë kohëve të fundit në kryeqytet kanë për autorë të dyshuar 3 persona, dy nga të cilët të mitur.

Policia finalizoi dy aksionet, duke kapur dhe marrë nën akuzë të dyshuarit.

I pari u ndalua një 26-vjeçar, gjatë aksionit të koduar “Recidivisti”, për 5 nga vjedhjet e zbuluara në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave”, tha policia e Tiranës sot.

Kurse në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy të miturve të moshave 14 dhe 15 vjeç.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator”, sqaroi policia.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta tre persona të ndaluar, kurse hetimet i kaluan prokurorisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME