Categories Lajme

Dyshohet se lëvizte me armë zjarri në Tiranë, policia arreston të riun

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjecar pasi dyshohet se lëvizte rrugëve të kryeqytetit me armë zjarri pa leje.

Ndalimi i të riut u bë të kuadër të operacionit të koduar “Mesanata”.

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”.

Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluks në hyrje në pikën doganore të Kapshticës, ja sa shqiptarë janë kthyer në vendlindje në 24 orët e fundit

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME