Categories Lajme

Dyshohet se pastroi paratë e mafias, veçohen hetimet për Rezart Taçin

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Biznesmeni vijon të jetë ende në kërkim dhe për këtë gjykata veçoi dosjen nga dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Balla që do të gjykohen në masën e arrestit në burg.

Në tetor të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur Taçin dhe dy bashkëpunëtorët e tij për akuzat e “Pastrimit të parave”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane të Cosa nostrës shumë e cila u sekuestrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri një vit më parë. Sipas SPAK, transferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë. Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri./ Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME