Categories Lajme

Vrau të dashurën në Greqi/ Shqiptari xheloz ‘sulmohet’ në gjykatë nga familjarët e vajzës

Qamil Taja është 25-vjeçari shqiptar që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare në banesën e saj në Pire, Krisjana Brakaj duke i marrë jetën.

25-vjeçari shqiptar pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.

Pas kësaj ai ka deklaruar në polici se ishte nën ndikimin e drogës kur vrau 19-vjeçaren dhe se ishte tepër xheloz për të.

Autori dhe e ndjera punonin të dy në një lokal nate në të njëjtën zonë.Ndërkohë mësohet se 25- vjeçari shqiptar është lënë në paraburgim.

Jashtë gjykatës së Pireut ka mbizotëruar tension me të afërmit dhe miqtë e 19-vjeçares, ndërsa prezenca e policisë ka qenë e fortë.

Akuzat ndaj 25-vjeçarit janë Vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.

Autori i ngjarjes tragjike dyshohet se ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME