Categories Lajme

Dyshohet se qëlloi në mesnatë në drejtim të tre të rinjve, policia zbardh detaje nga operacioni i arrestimit të 83-vjeçarit

Policia ka dhënë detaje nga operacioni në mesnatë ku u arrestua një 83-vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi me çifte nga ballkoni i katit të 5-të disa të rinj që po bisedonin në rrugë në lagjen Rus në Shkodër.

Sipas uniformave blu, i moshuari rrezikoi jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar gjatë të shtënave me armë.

Ndërsa gjatë ndërhyrjes së Policisë, Fasli Hyka kërcënoi me kallashnikov për t’i vrarë efektivët.

Blutë e Shkodrës informojnë se pasi i moshuari nisi të qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej.

Por, i moshuari nuk iu është bindur thirrjeve të efektivëve, por është futur në banesë duke mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin brenda.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe pas ndërhyrjes së specializuar është bërë i mundur neutralizimin dhe vënia e të moshuarit.

Shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi në mesnatë, me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar, vihet në pranga 83-vjeçari.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë.

Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe vënia në pranga e 83-vjeçarit.

Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara.

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej.

Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë.

Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME