Categories Lajme

Dyshohet se shfrytëzuan për prostitucion 24-vjeçaren, arrestohen tre vajza, në kërkim i dënuari për tentativë vrasjeje

Një 24-vjeçare ka shpëtuar nga duart e një rrjeti tutorësh që e mbanin me forcë duke e kërcënuar dhe dhunuar, në mënyrë që ajo të ushtronte prostitucion.

Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe policia tha se mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u zhvillua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i tre shtetaseve.

Në pranga ranë: -P. I., 32 vjeçe, banuese në Patos, A. T., 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, 24-vjeçares dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Njoftimi nga Policia Fier

Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, operacioni policor i koduar “Imponimi”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj, për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase.

Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion.

Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:

-P. I., 32 vjeçe, banuese në Patos, A. T., 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME