Categories Lajme

VIDEO/ Mjekët e QSUT kryen ndërhyrjen e vështirë te 62 vjeçari, familjarët: Kishim humbur shpresat

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është kryer nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, duke i dhënë jetë për së dyti një 62 vjeçari. Pacienti erdhi nga spitali i Fierit me urgjencë.

Mjekët shpjegojnë se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi rezultoi me aneurizëm të aortës abdominale.

Pacienti kishte pësuar një çarje brenda murit të barkut duke shkaktuar humbje të madhe të gjakut. Kirurgu Sokol Xhepa e sheh suksesin tek reagimi i shpejtë dhe bashkëpunimi i të gjitha strukturave shëndetësore. Familjarët thonë se nuk kishin shpresa por pas operacionit që zgjati 4 orë u befasuan.

“Babai erdhi në minutat e fundit. Nuk kishim pritshmëri. Ka qenë një reagim në kohë rekord. Pritshmëritë ishin të ulëta por mbaj mend fytyrat e mjekëve kur kanë dalë na operacioni, ishin të djersitur por ndodhi mrekullia. Kjo është mrekulli”, tha e bija.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video lidhur më këtë rast, ku shkruan: “MIRËMËNGJES me një tjetër episod të veçantë të serisë së ndërhyrjeve të suksesshme të bluzave të bardha të QSUT-së së transformuar rrënjësisht, ku në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar, ju uroj një javë të mbarë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME