Categories Lajme

Dyshohet se vodhi makinën e një 20-vjeçari në Shkodër dhe një çantë, pranga 38-vjeçarit

Policia në Shkodër ka arrestuar shtetasin Gledis Tuzi, pasi dyshohet se ka vjedhur makinën e një 20-vjeçari. Tuzi dyshohet edhe për vjedhjen e një çante, që kishte brenda saj sende me vlerë.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër. Sekuestrohet automjeti i vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi.

Sekuestrohet edhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

Gledis Tuzi, 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk  ishte i pajisur me leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME