Categories Lajme

U vra pas sherrit në Tik Tok, lule dhe qirinj në vendin ku u vra Grei Bihuci!

Qirinj dhe lule janë vendosur në vendin ku u qëllua për vdekje me thikë, 19-vjeçari Grei Bihuci paraditen e djeshme (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit.

Kolegët e viktimës, i cili punonte në një bar-pastiçeri në Fier, kanë marshuar drejt vendit ku u vra i riu dhe kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së tij.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar 19-vjeçarin që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm.

“Ishte një nga djemtë më të mirë që ne kishim në staf. Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme, si në punë apo edhe në familje”.

Një nga koleget e tij thotë se 19-vjeçari e trajtonte si motër, madje i ka mbajtur në krahë edhe fëmijët e saj.

“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”.

Ndërsa një tjetër koleg kishte edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që të qëndrojnë me këmbë në tokë me qëllim që mos përfundojnë si Grei.

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”.

Ndërkohë familja e 19- vjeçarit ka hapur dyert e mortit dhe i riu do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, ku në konflikt janë përfshirë 4 të rinj.

Dyshohet se autorët e dyshuar të krimit të rëndë janë dy kushërinjtë, F. M., dhe K. M., (djem xhaxhallarësh).

Ata kanë goditur me thikë 19-vjeçarin, i cili humbi jetën rrugën në spital, pasi nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe plagosën shokun e viktimës, 20-vjeçarin O. S.,, që hyri për të shuar konfliktin.

18-vjeçari F. M., u arrestua në vendngjarje ditën e djeshme (11 mars) pas krimit të rëndë, ndërsa kushëriri i tij, K. M., 17-vjeç u arrestua ditën e sotme.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pastiçeri në bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëherë në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME