Categories Sport

E BUJSHME/ Reja mund të braktisë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Napolit

E ardhmja e Carlo Ancelottit nuk është më ë sigurt. Trajneri i Napolit, deri para disa javësh i paprekshëm për të gjithë, në fakt ishte në shënjestër të De Laurentiis pas një serie ndeshjesh zhgënjyese dhe pas rebelimit të famshëm të skuadrës. Thashethemet janë të shumta në Itali, teksa qarkullojnë prej ditësh edhe disa emra që mund ta pasojnë në krye të të kaltërve. Një prej tyre është edhe Edy Reja.

Trajneri pa kontratë i kombëtares sonë, është i lidhur ngushtë me klubin napolitan, pasi mbikëqyr sektorin e të rinjve. Ai ishte i pranishëm në Udine për të ndjekur nga afër ekipin napolitan dhe Hysajn, por lojtari shkodran sërish  la në stol.

74-vjeçari trajner i Friulian mund të përfaqësojë me të vërtetë një alternative të menjëhershme, me një çmim të mirë dhe mund të qëndrojë në krye të Napolit deri në fund të sezonit. Prej javësh është përfolur se ai ka arritur akordin me kombëtaren tonë për zgjatjen e kontratës, por ende nuk ka hedhur firmën. /R.Lka-Koha Jone/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME