Categories Lajme

“Mbi 90% e objekteve mund të rikonstruktohen”, koloneli izraelit: Jemi në terren, po bëjmë gjithçka për ju

Koloneli Izraelit, Golan Vach, po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.

Grupi i inxhinierëve, urbanistëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po asistojnë me grupet shqiptare. Me eksperiencë të gjatë antisizmike, koloneli Golan Vach thotë se mbi 90% e objekteve janë riparueshme dhe se po punohet ngushtësisht me Ministrin Çuçi dhe zv.ministrin Shkreli për të zgjidhur sa më shpejt situatën. “Ne po asistojmë në disa drejtime për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Kemi inspektuar qindra objekte dhe vazhdojnë punën tonë në terren me burime njerëzore dhe llogjistike. Deri tani mund të themi se mbi 90% e objekteve mund të riparohen përmes një ndërhyje rrënjësore.

Koloneli Golan Vach shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe në anën tjetër inkurajon ata që kanë mbetur pa shtëpi se po bëhet gjithcka për të rindërtuar në kohë reale shtëpitë e tyre. “Ne kemi marrëdhënie të veçantë më Shqipërinë. Fatkeqësisht ka humbje jete dhe të tjerë pa shtëpi. Dua t’ju siguroj se jemi këtu për të bërë gjithçka për të ndërtuar objektet e banimit për të gjithë të prekurit”-u shpreh Kolonel Golan Vach./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME