Categories Sport

E dërguan për Lojërat Olimpike, por u arratis. Sportisti kapet duke kërkuar për punë

U përpoq për një jetë më të mirë, por ëndrra i zgjati shumë pak. Julius Ssekitoleko i zgjati arratia vetëm 4 ditë. Bëhet fjalë për sportistin nga Uganda i cili disa ditë më parë u largua nga fshati olimpik në Tokiopasi nuk donte të kthehej në vendlindje sepse jetesa atje është shumë e vështirë.

Vetëm këtë shënim kishte lënë peshëngritësi në një shënim në hotel ku thoshte ndër të tjera se ishte i gatshëm që të punonte në Japoni. Ai duhet të testohej për Covid në momentin që u largua.

Megjithatë arsyeja kryesore që mori vendimin drastik ishte fakti që duhej të largohej nga Lojërat Olimpike pasi nuk plotësonte kuotën për të marrë pjesë në kategorinë 67 kilogramë në peshëngritje.

competes during the Weightlifting Men’s 56kg Final on day one of the Gold Coast 2018 Commonwealth Games at Carrara Sports and Leisure Centre on April 5, 2018 on the Gold Coast, Australia.

Pavarësisht arratisjes, policia mundi që ta identifikonte 20-vjeçarin përmes kamerave të sigurisë. Ai u kap në shtëpinë e disa të njohurve dhe i riu ishte në kërkim të një pune në Japoni.

“Ju lutem dërgoni valixhet tek familja ime”, shkruante në letrën e arratisjes sportisti. Dëshira për një jetë më të mirë është shuar tashmë për peshëngritësin, i cili përveç autoriteteve japoneze duhet të japë llogari edhe tek autoritetet e vendit të tij. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME