Categories Lajme

E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia: Gazetarëve grekë ua kanë ndaluar të flasin

‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

Kujtojmë se dhunimi i  Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

“ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit  i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME